Pas kualifikimit në 1/8-at e Botërorit, futbollistët e Meksikës morën një dhuratë të çmuar. Secili prej tyre përfitoi nga një orë Rolex me vlerë mijëra euro nga youtuberi dhe influencuesi Stephen Deleonardis, i njohur si “Stevewilldoit”.

Ai kishte vënë bast 2 milionë dollarë për fitoren e Meksikës ndaj Ekuadorit në 1/16-at e finales, fitoi një shumë të madhe dhe, për t’i falënderuar, shpenzoi mbi 800 mijë euro për orët luksoze, përfshirë edhe një për trajnerin Javier Aguirre.

Megjithatë, Federata Meksikane njoftoi se lojtarët i kthyen dhuratat, pasi iniciativa binte ndesh me Kodin Etik të FIFA-s, i cili ndalon pranimin e dhuratave jashtë kanaleve të autorizuara.

Sipas nenit 21, lejohen vetëm dhurata me vlerë simbolike ose të papërfillshme, për të shmangur rastet e korrupsionit, veçanërisht ato që lidhen me bastet. Edhe pse “Stevewilldoit” synonte ta ndante një pjesë të fitimeve të tij me ekipin, Meksika vendosi t’i kthente Rolex-at për të respektuar rregulloren e FIFA-s.

The post Meksika detyrohet të kthejë Rolex-at me vlerë 800 mijë euro të dhuruar në Botëror, shkelen rregullat e FIFA-s appeared first on Telesport.