Alphadjo Cisse mund të konsiderohet fare mirë si zbulimi i këtij sezoni jo vetëm te Milan, por në gjithë Serie A dhe më gjerë. 20-vjeçari ka shënuar 9 gola në 14 ndeshje deri tani.

Merita për këtë yll të ri të Serie A i takon padyshim trajnerit Ruben Amorim, i cili ka treguar besim të plotë ndaj sulmuesit të ri si dhe i ka dhënë minutat e nevojshme për të nxjerrë në pah cilësitë e tij. Pikërisht për këtë arsye, Antonio Cassano, ka sulmuar ish-dyshen drejtuese të Milanit, trajnerin Max Allegri dhe ish-drejtorin sportiv, igli taren, për mungesën e besimit ndaj Cisse.

“Vitin e kaluar eTare dhe Allegri larguan nga dëshpërimi; le ta mohojnë po të duan! Ai shkoi te Catanzaro, ndërsa tani është rikthyer dhe po paraqitet shumë mirë. Jam i lumtur për të. Vitin e kaluar, Allegri dhe Tare thoshin se ai nuk mund të luante në Serie A. Le ta mbajmë mend këtë”, tha Cassano së fundmi në emisionin “Viva El Futbol Official”.

The post “Mendonin se nuk mund të luante në Serie A”, Cassano sulmon ashpër Taren dhe Allegri-n appeared first on Telesport.