Mikel Merino beson se Arsenal është i aftë t’i fitojë të katër trofetë e mundshëm këtë sezon. Kampionët e Premier League e kanë nisur sezonin në mënyrë pozitive, duke fituar tetë nga nëntë ndeshjet e para, më e fundit ishte fitorja 3-0 ndaj Lille në Champions League.
Arsenal e ka ruajtur ecurinë e tij të përsosur (100%) në Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe nuk ka pësuar gol nga loja e hapur në 10 ndeshje radhazi në këtë kompeticion. “Është një ecuri e jashtëzakonshme. E dimë se po shkruajmë histori në këtë kompeticion”, tha Merino.
Më tej, sulmuesi spanjoll shtoi: “Njëkohësisht, e dimë se sa e vështirë është të fitosh ndeshje. Ne e vlerësojmë shumë punën që po bëjmë si ekip. Synimi është të fitojmë Champions League, Premier League, të fitojmë gjithçka. Këtë kërkon trajneri. Këtë duan tifozët. Dhe këtë duam edhe ne, si lojtarë.”
I pyetur nëse është e mundur të fitohen të katër trofetë, Merino u përgjigj: “Absolutisht po. Ky është mentaliteti. Ky është qëllimi. Sezonin e kaluar ishim shumë pranë, gjë që na vërtetoi se jemi gati për këtë. Tani gjithçka varet nga detajet, nga të qenit të përqendruar dhe të gatshëm në momentet vendimtare. Dhe ne besojmë te kjo.”
The post Merino: Arsenal mund t’i fitojë të katër trofetë këtë sezon, ky është mentaliteti që kemi appeared first on Telesport.
