Komisioni Eluropian përsëriti edhe një herë se ndryshimet kushtetuese mbeten elementi kyç që Maqedonia e Veriut të ecë para në procesin e integrimit në BE. Kështu tha sot zëdhënësi i Komisionit Mercier duke folur për letrën e kancelarit gjerman Merc dhe zgjerimin e BE-së
“Mendoj se ajo që është me të vërtetë e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut. Për të përparuar në rrugën e saj drejt BE-së, ka një element të rëndësishëm që duhet bërë, që janë ndryshimet kushtetuese, dhe ky është me të vërtetë elementi kryesor këtu që duhet të shohim për të ecur përpara në procesin e pranimit.” – Guillaume Mercier, Zëdhënësi i Komisionit Evropian.
Mercier tha se e kanë pranuar letrën e kancelarit gjerman Mertz përmes së cilës propozon status të vëzhguesit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe anëtar i asocuar për Ukrainën. Zëdhënësi i KE-së tha se është me rëndësi arritja e synimit për ta kompletuar BE-në me të gjitha vendet kandidate, të cilat prej shumë vjetësh po punojnë drejt anëtarësimit.
Në letrën e publikuar një ditë më parë, kancelari gjerman Merz, propozon për Ballkanin Perëndimor dhe Moldavinë qasje të privilegjuar në tregun e përbashkët evropian dhe lidhje më të afërta me institucionet evropiane në procesin e përditshëm të vendimmarrjes.
Tregu i Përbashkët Evropian është hapësirë, e përbërë kryesisht nga 27 vende anëtare të BE-së, që mundëson lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve, pa rregullore kufitare ose tarifa doganore. Merz, po ashtu, propozon dhënien e statusit të vëzhguesit për vendet e Ballkanit Perëndimor në të gjitha institucionet relevante të BE-së si dhe mbajtjen e mbledhjeve të përbashkëta të KE-së ose PE-së me përfaqësues të rajonit, për çështje që lidhen drejtpërdrejt me të.
“Integrimi gradual mund të realizohet përmes ndërtimit të blloqeve që do të shërbenin si bazë për zbatimin e plotë të fushave përkatëse të politikave, dhe më pas do të shoqërohej me mbështetje më të madhe në zbatimin e ligjeve të BE-së. Përveç kësaj, mund ta avancojmë edhe integrimin institucional mbi bazën e progresit real. E gjithë kjo mund t’i afrojë ndjeshëm vendet kandidate me ne dhe të nxisë një ambicie të re për reforma të mëtejshme drejt anëtarësimit të plotë”,
Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovina janë kandidate për anëtarësim. Në anën tjetër, për Ukrainën, Merz propozon afrim të konsiderueshëm me BE-në dhe me institucionet e tij kryesore, “pa ndikuar në negociatat e vazhdueshme për anëtarësim, por duke e nxitur dhe mbështetur këtë proces”. Kreu i Qeverisë gjermane beson se këto propozime nuk kërkojnë ndryshime në kuadrin institucional dhe ligjor të Bashkimit Evropian, por vetëm një “marrëveshje të fortë politike”.
Alsat
The post Merz propozon status të asocuar, BE: ndryshimet kushtetuese mbeten kyçe për RMV-në appeared first on Alsat.
