Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka bërë të ditur se sot do të propozojë Ilse Aigner, kryetaren e Parlamentit të Bavarisë, si kandidate për presidente të Gjermanisë, raportoi DPA.
Merz fillimisht do ta paraqesë këtë propozim para udhëheqjes së partisë së tij, Unionit Demokristian (CDU).
Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila do të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të shtetit, së fundmi ka deklaruar se ka ardhur koha që Gjermania të ketë presidenten e parë grua, rikujton DPA.
