Mes mbetjeve të një xhamie të rrënuar nga bombardimet izraelite, këta besimtarë palestinezë në Khan Junus zhvilluan këtë të premte faljen e Kurban Bajramit.
Besimi te Zoti mposhti jo vetëm frikën nga rreziku i qëndrimit mes këtyre rrënojave, së bashku me fëmijët e tyre.
“Vendosëm të shkojmë në xhami me rastin e Bajramit për t’i thënë botës se populli palestinez është i palëkundur dhe i durueshëm me vullnetin e Zotit. Të gjitha lëndimet, uria, shkatërrimet do të merren në konsideratë nga Zoti“, tha Bahaa Al-Hawani.
Të shumtë ishin besimtarët pjesëmarrës në faljen e mëngjesit në xhaminë Al-Aksa të Jeruzalemit, territori i së cilës është bërë shpesh arenë përleshjesh mes tyre dhe hebrenjve.
Me mijëra ishin besimtarët që morën pjesë në faljen e kryer në Xhaminë e Madhe në Mekë, atje ku, si çdo vit, myslimanë nga e gjithë bota shkojnë për të kryer ritualet e pelegrinazhit të Haxhit, si një nga pesë shtyllat e Islamit.
