
Shkup, 3 tetor – Vendimi i Qeverisë së Hristijan Mickoskit për heqjen e dygjuhësisë nga uniformat e policisë ka shkaktuar një valë reagimesh në opinion dhe paralajmërime serioze nga ekspertët dhe organizatat qytetare për rrezikimin e balancit multietnik.
Nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për PressOnline.al thonë:
“Misioni është një mbështetës i fuqishëm i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Brenda mandatit të tij, ai vazhdon të mbështesë një polici profesionale, të përgjegjshme dhe të besueshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira”.