Cristiano Ronaldo ka dhënë një mesazh sfidues, pasi e çoi Portugalinë në finalen e “Nations League” me golin e tij të 137-të ndërkombëtar.

ÇFARË NDODHI?
Ylli 40-vjeçar, i përjetshëm, vazhdon të japë maksimumin në skenat më të mëdha, duke siguruar edhe një tjetër mundësi për të fituar trofe të rëndësishëm. CR7 dha një kontribut vendimtar për kombëtaren e tij në gjysmëfinalen kundër Gjermanisë, të fituar mbrëmë 2-1, me përmbysje.

KONTEKSTI
Portugalia ishte në disavantazh në fillim të pjesës së dytë, pasi Florian Wirtz, i lidhur me një transferim te Liverpool-i, shënoi për gjermanët. Skuadra e drejtuar nga Roberto Martinez përmbysi gjithçka pas minutës së 60-të, duke shënuar dy gola për 5 minuta.

Francisco Conceição barazoi shifrat, para se Ronaldo të asistohej për të shënuar më pas me një goditje të lehtë dhe ta çonte Portugalinë në avantazh. Portugalia e ruajti avantazhin deri në fund dhe siguroi kualifikimin në finalen e “Nations League”.

ÇFARË THA RONALDO?
Ronaldo, që mbante përsëri shiritin e kapitenit dhe luajti 90 minuta para, se të zëvendësohej në ndeshjen e tij të 220-të me kombëtaren, postoi në rrjetet sociale pas ndeshjes: “PËRPARA PORTUGALI!”

ÇFARË PRITET TANI?
Ronaldo e ka shijuar tashmë lavdinë në “Nations League”, pasi udhëhoqi Portugalinë drejt fitores në edicionin e parë të kësaj gare në vitin 2019, ku ishte edhe golashënuesi më i mirë. Finalja e radhës do të luhet të dielën në “Allianz Arena” të Mynihut, kundër Francës ose Spanjës (përballen sonte në gjysmëfinale).

The post Mesazhi sfidues i Ronaldos, pas golit që e çoi Portugalinë në finalen e “Nations League” appeared first on Telesport.