Në prag të finales së madhe të Botërorit, Spanjë-Argjentinë, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, shprehet se tani është momenti i Lamine Yamal. Laporta pranon që Messi është pjesë e së kaluarës së lavdishme dhe të shkëlqyer të historisë së Barcelonës, por Yamal është një gjeni.

“Lionel Messi është lojtari më i mirë në historinë e futbollit, por shpresoj që Lamine Yamal të shkëlqejë nesër. Lamine është një gjeni. Ai nuk tkurret para këtyre ngjarjeve që mund të mposhtin këdo. Ai është shumë i guximshëm, përballet me gjithçka ballë për ballë dhe është shumë i pjekur për moshën e tij.

Futbolli ka të bëjë me ciklet, dhe Leo Messi na dha gjithçka në Barcelonë në të kaluarën. Për të ardhmen, është koha për Lamine Yamal. Finalja është ndeshja e Lamine që ai të tregojë veten. Është një burim krenarie të themi se lojtarët e La Masia mund të bëhen kampionë bote”, tha Laporta.

 

The post Messi apo Yamal? Laporta nuk ka asnjë dyshim se kush do të jetë vendimtar sonte appeared first on Telesport.