Spanja është kampionia më e re e Botës, pas fitores 1-0 ndaj Argjentinës, në finalen e madhe të luajtur në “MetLife Stadium”, në kohën shtesë, prej 30 minutash.

Në minutën e 5-të Spanja pati një mundësi të mirë shënimi me Lamien Yamal, pas asistit të Dani Olmo, por goditja e sulmuesit devijohet nga Lisandro Martinez dhe në fund ndalet nga portieri Emi Martinez.

Një minutë më pas, kundërsulm i shpejtë i Argjentinës, Messi lë pas mbrojtësit e Spanjës, por Unai Simon del nga zona e tij dhe largon rrezikun. Pjesa e parë mbyllet 0-0.

Spanja e nis vrullshëm pjesën e dytë, Alex Baena kishte një mundësi të mirë në minutën e 46-të, por goditja e tij ndalet pa problem nga Martinez.

Minutat e fundit shtesë të kohës së rregullt ishin vërtet dramatike. Fillimisht, Nico Williams kishte një mundësi të shkëlqyer shënimi, por goditja e tij grushtohet nga Martinez. Yamal ishte i lirë në krahun tjetër. Enzo Fernandez ndëshkohet me karton të kuq, pasi mori të dytën e verdhë për një ndërhyrje të ashpër ndaj Pau Cubarsi. Në minutën e fundit shtesë, Yamal provon të shënojë nga goditja e dënimit, Martinez bën një super pritje.

Edhe pse Spanja dominoi takimin, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Koha e rregullt mbyllet 0-0. Finalja shkon në shtesën prej 30 minutash, Argjentina me një lojtar më pak.

Spanja e nis vrullshëm edhe shtesën. Në minutën e 93-të, Nico Williams provon të shënojë me kokë, Martinez thotë “jo”.

Në minutën e 96-të, Spanja gjen golin me Nico Williams, por anullohet për faull të Merinos ndaj Otamendit, gjatë aksionit.

15 minutat e para të shtesës prej 30 minutash mbyllen po 0-0. Pjesa e dytë e shtesës nis direkt me gol. Spanja gjen golin me Ferran Torres, ku pas një krosimi në zonë dhe pas asistit të Nico Williams.

Në minutën e 113-të, Torres gjen golin e dytë për Spanjën, por anullohet për pozicion jashtë loje. Rezultati nuk ndryshon deri në fund. Spanja fiton 1-0 pas 120 minutash lojë dhe shpallet kampionia e re e Botës. Ky është titulli i dytë kampion bote për Spanjën, pas Botërorit që fitoi në vitin 2010. Argjentina dhe sidomos Lionel Messi, e mbyllin mes lotësh.

SHIKOGOLIN

The post Messi e mbyll mes lotësh, Spanja është kampionia e re e Botës. Ferran Torres, heroi i finales (video) appeared first on Telesport.