Pavarësisht se finalja nisi shumë vrullshëm në minutat e para, koha e rregullt në Spanjë-Argjentinë është mbyllur në barazim 0-0.

Në minutën e 5-të Spanja pati një mundësi të mirë shënimi me Lamien Yamal, pas asistit të Dani Olmo, por goditja e sulmuesit devijohet nga Lisandro Martinez dhe në fund ndalet nga portieri Emi Martinez.

Një minutë më pas, kundërsulm i shpejtë i Argjentinës, Messi lë pas mbrojtësit e Spanjës, por Unai Simon del nga zona e tij dhe largon rrezikun.

Minutat në vijim ishin shumë të vakta për të dy skuadrat, pa ndonjë rrezik serioz.

Goditja e parë drejt portës nga Spanja do të vinte në minutën e 38-të, ku gjuajtja e Mikel Oyarzabal ishte qendrore dhe u prit pa problem nga Martinez.

Në minutën e 40-të, arbitri kryesor i takimit, Slavko Vinčić, dha kartonin e parë të verdhë, për Lisandro Martinez, për një ndërhyrje të gabuar ndaj Oyarzabal.

Në minutën e 43-të, Argjentina bën një zëvendësim të detyruar. Largohet i dëmtuar Lisandro Martinez, në vend të tij futet Nicolas Otamendi. Pjesa e parë mbyllet 0-0.

Spanja e nis vrullshëm pjesën e dytë, Alex Baena kishte një mundësi të mirë në minutën e 46-të, por goditja e tij ndalet pa problem nga Martinez.

Në minutën e 64-të, goditja qendrore e Dani Olmo nuk ndalet në mënyrën e duhur nga Martinez, por vetëm goditje këndi për Spanjën

Në minutën e 67-të, Ferran Torres godet me kokë, pas pasimit perfekt të Yamal, por Martinez tregohet i vëmendshëm.

Në minutën e 79-të, tjetër mundësi e mirë shënimi për Spanjën, por goditja me kokë e Aymeric Laporte ndalet nga Martinez. Minutat e fundit shtesë të kohës së rregullt ishin vërtet dramatike.

Fillimisht, Nico Williams kishte një mundësi të shkëlqyer shënimi, por goditja e tij grushtohet nga Martinez. Yamal ishte i lirë në krahun tjetër. Enzo Fernandez ndëshkohet me karton të kuq, pasi mori të dytën e verdhë për një ndërhyrje të ashpër ndaj Pau Cubarsi. Në minutën e fundit shtesë, Yamal provon të shënojë nga goditja e dënimit, Martinez bën një super pritje.

Edhe pse Spanja dominoi takimin, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Koha e rregullt mbyllet 0-0. Finalja shkon në shtesën prej 30 minutash, Argjentina me një lojtar më pak.

The post Spanja dominon ndeshjen, por finalja shkon në shtesë. “Skuqet” Argjentina appeared first on Telesport.