Janë luajtur këtë mëngjes ndeshjet e treta dhe të fundit të grupit J, duke përcaktuar përfundimisht 32 ekipet e kualifikuara për në fazën tjetër.
Në Arlington në Texas, Argjentina fitoi 1-3 ndaj Jordanisë, duke e mbyllur grupin me 9 pikë të plota. Sfida u zhbllokua në minutën e 19-të, ku mesfushori Giovani Lo Celso ekzekutoi një goditje dënimi në mënyrë perfekte.
Në minutën e 28-të, Lautaro Martinez dyfishon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli ndaj Marcos Senesi brenda në zonë. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Argjentinën.
Jordania ngushton shifrat në minutën e 55-të me Mousa Tamari, i futur në fushë në fillim të pjesës së dytë. Në minutën e 60-të, futet në fushë Leo Messi në vend të Lautaro Martinez. Në minutën e 80-të, Messi shënon golin e tretë për Argjentinën nga goditja e dënimit..
Messi shkon në kuotën e 6 golave deri tani në këtë Botëror. SHIKOGOLAT6
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Algjeria dhe Austria barazuan 3-3. Fundi i pjesës së dytë ishte i jashtëzakonshëm, ku të dy ekipet shënuan nga një gol në minutat shtesë. Austria e mbyll në vend të dytë. Kualifikohet për më tej edhe Algjeria e vendit të tretë, si një nga 8 të tretat më të mira.
The post Messi spektakolar edhe pse e nisi nga stoli. Argjentina nuk fal as ndaj Jordanisë. 6 gola në Algjeri-Austri (video) appeared first on Telesport.
