Lionel Messi vazhdon të shkruajë historinë në Kupën e Botës që po zhvillohet në SHBA. Duke zbritur në fushë ndaj Kepit të Gjelbër në ndeshjen e vlefshme për kualifikimin në 1/8 e finales, Messi u bë futbollisti i parë në historinë e Kupës së Botës që arrin 30 paraqitje, rekord që u përshëndet edhe nga FIFA me një mesazh urimi në llogarinë e saj në “X”.
Më pas, ylli argjentinas realizoi edhe gol, duke e çuar në 20 numrin e tyre të shënuar në Kupën e Botës. Në këtë mënyrë, ai forcoi rekordin si golashënuesi më i mirë në historinë e turneut dhe u bë gjithashtu lojtari i parë në histori që shënon në 8 ndeshje radhazi të Kupës së Botës.
Lionel Messi theu edhe rekordin e asisteve në historinë e Kupës së Botës. Ai la pas Diego Maradonën, i cili kishte regjistruar 8 asiste në Kupën e Botës. Më së shumti asiste në historinë e Kupës së Botës:
The post Messi vendos rekorde të reja; shënon golin e 20-të në një Kupë Bote dhe jo vetëm… appeared first on Telesport.
