Në të gjitha ndeshjet e futbollit argjentinas gjatë këtij vikendi, loja do të ndalet në minutën e 10-të, për një minutë duartrokitjesh në nderim të kapitenit dhe legjendës së kombëtares argjentinase, Lionel Messi.
Vendimi vjen si pjesë e ceremonive për të nderuar Messin dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm me fanellën e Argjentinës.
Numri 10, të cilin Messi e ka bartur për vite me radhë, do të jetë simboli i këtij homazhi. Tifozët në stadiume pritet t’i bashkohen duartrokitjeve në një moment emocional për futbollin argjentinas.
Messi e udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës 2022, ndërsa më herët fitoi edhe Kupën e Amerikës dhe trofe të tjera me kombëtaren.
Pas një epoke të jashtëzakonshme, futbolli argjentinas do ta përshëndesë “La Pulgan” me një minutë të veçantë në nder të numrit të tij legjendar.
