-Nuk do të ketë krizë politike. Ne si qeveri kemi më shumë se 2/3 në kuadër të Kuvendit, si numër. Formalisht jo, por nëse sfidohemi, do ta formojmë edhe atë numër, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski duke komentuar paralajmërimet e LSDM-së për veprime në rast se shfuqizohet qeveria teknike, përcjell TV21. Mikcoski tha se u sugjeron opozitës që mos të braktisin Kuvendin dhe mos të bëjnë plane për bojkot të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

“Nga ajo që dëgjoj dhe pres nga ata, është ta lëshojnë Kuvendin, një deputet i tyre e tha. Ndoshta do të bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që kjo udhëheqje e LSDM-së të mbetet dhe të vazhdojë, por është zgjedhje e tyre, unënëse dikush ka vendosur të margjinalizohet nga skena politike, unë nuk mundem ta pengoj. Ne si pushtet, mundet edhe si qeveri t’i udhëzojmë qënjë herë VMRO-DPMNE në vitin 1984 bojkotoi, kaloi keq. Por me këtë që kaloi keq VMRO-ja, kaloi keq edhe Maqedonia, sepse atëherë sipas meje ndodhi goditja kryesore në sistemin gjyqësor të Maqedonisë, kur qindra gjykatës, në një ditë, praktikisht u zgjodhën në Kuvendin e Maqedonisë, kur një opsion politik kishte shumicë, dhe sot e atë ditë vazhdon. Kështu që unë mund t’i këshilloj që këtë mos ta bëjnë, tjetra, është zgjidhje e tyre”, theksoi Mickoski.