Mickoski tashmë po përgatitet të përfshijë bullgarët në Kushtetutë, thotë nga LSDM-ja, pas deklaratave të zv.ministrit të jashtëm se komisioni i përbashkët historik po punon gjatë gjithë kohës.“Dëshmi për këtë është fakti që Komisioni Historik po mblidhet përsëri, dhe askush nga qytetarët nuk di për këtë. Nëse Mickoski tani thotë se do t’i “realizojë të gjitha reformat në qershor”, atëherë është mjaft e qartë se ai do t’i përfshijë bullgarët në Kushtetutë. Lista e gënjeshtrave të tij po bëhet gjithnjë e më e gjatë”, shtojnë nga partia opozitare. Nga VMRO-DPMNE-ja reaguan duke thënë se dyfytyrësia dhe gënjeshtrat e opozitës, nuk kanë fund./Alsat.mk.
The post Mickoski përgatitet të përfshijë bullgarët në Kushtetutë appeared first on Alsat.
