Një ndër lojtarët më të mirë të Milan këtë sezon, mbrojtësi serb Strahinja Pavlovic, ka tërhequr interesin e disa klubeve të huaja. Siç konfirmon “La Gazzetta dello Sport”, është Manchester United që po kërkon 24-vjeçarin.
Trajneri Michael Carrick kërkon një ekip të përforcuar, duke qenë se do të garojë në Champions League sezonit të ardhshëm. Dhe Pavlovic përfaqëson përforcimin e duhur, i ri dhe me përvojë në arenën ndërkombëtare.
Në dy sezone me Milan, ai ka realizuar 6 gola në 70 ndeshje zyrtare, kampionat, Kupë dhe Champions. Serbi ka ende edhe dy vite kontratë me Milan (qershor 2028) dhe kostoja e transferimit pritet të jetë 35-40 milionë euro.
The post Milan rrezikon të humbasë një nga lojtarët më të mirë të sezonit, sirena nga Anglia për Pavlovic appeared first on Telesport.
