Corriere dello Sport dhe burime të tjera mediatike nga Italia, zbulojnë se Milan është vënë pas sulmuesit të PSG-së, Goncalo Ramos. Portugezi luajti një rol dytësor në sezonin e fundit te PSG, me 12 gola dhe 2 asiste. Ai është i hapur për një aventurë të re, ku të ketë mundësinë të jetë titullar.
Përpara se Milan të nisë negociatat me PSG-në, duhet të sistemojë Santiago Gimenez. Sulmuesi meksikan është pranë transferimit në MLS, për shifrën 26 milionë euro.
Për të mbyllur sa më shpejt marrëveshjen, Orlando City është e gatshme t’i ofrojë një pagë vjetore 4.6 milionë euro sulmuesit meksikan, gati dyfishi i asaj që merr aktualisht te kuqezinjtë.
Ndërkohë, mediet italiane zbulojnë se PSG ka vendosur çmimin 40 milionë euro për të lënë të lirë Goncalo Ramos.
The post Milan shtyn sulmuesin drejt MLS-së dhe futet në garë për yllin 40 milionë eurosh të PSG-së appeared first on Telesport.
