E ardhmja e Milanit po ndryshon si moti i fillimit të majit; nga “vapë Champions-i” në një “shi të lehtë” që fsheh lamtumira… Pa festuar ende një rinovim të mundshëm të Luka Modric, gjithçka vihet në diskutim, me vetëm tri ndeshje nga fundi. Sepse Milani në Champions është ndryshe nga Milani në “Europa League”, çka rrezikon ridimensionim dhe rritje të diferencës me Interin.
Champions-i është thelbësor për merkaton dhe i pari që mund të largohet është pikërisht Modric, lideri i skuadrës së Massimiliano Allegrit. Kroati kishte shtyrë vendimin për të ardhmen pas Botërorit, por pa Champions mund të mendojë edhe tërheqjen.
Rreziku nuk është vetëm largimi i tij. Dështimi për “top 4” do të ishte edhe dështim për Allegrin, i rikthyer për ta çuar Milanin në Europën e madhe. Pa këtë objektiv, edhe qëndrimi i tij vihet në dyshim.
Pa Champions, merkatoja do të ndryshojë: jo më emra të mëdhenj, por projekte të rrezikshme me të rinj. Ndërkohë, shumë lojtarë mund të largohen. Milanit i duhen 6 pikë në 3 ndeshje (Atalanta, Cagliari, Genoa). Në letër, diçka e mundur. Në fushë? Mbetet për t’u parë.
The post Milani, gjithçka në pikëpyetje. Nga Allegri te Modric, çfarë e ardhmeje pa Champions?! appeared first on Telesport.
