Christian Pulisic dhe Milan duket se do të ndajnë rrugët në fund të sezonit. Amerikani e nisi mjaft mirë sezonin duke shënuar 8 gola dhe 3 asiste, por më pas “humbi” komplet dhe ndikimi i tij te kuqezinjtë ka qenë shumë i ulët.
Duke ditur që Pulisic është nën kontratë deri në vitin 2027, Milan nuk dëshiron të rrezikojë për ta humbur me kosto zero, ndaj ka vendosur ta nxjerrë në treg dhe anësori do të largohet nëse do të vijë oferta e duhur.
Sipas medieve italiane çmimi i vendosur nga Milan për “kokën” e Pulisic është 60 milionë euro. Klubi më i interesuar për amerikanin për momentin është Manchester United, por deri tani nuk ka ende negociata zyrtare mes palëve.
The post Milanit i soset durimi me Pulisic, amerikani përfundon në “treg”. Ja çmimi i vendosur nga kuqezinjtë appeared first on Telesport.
