Përfaqësuesja e Maqedonisë nesër në mbrëmje në Gent do të luajë kundër favoritit më të madh në grup, ekipit kombëtar të Belgjikës. Kombëtarja e Maqedonisë erdhi në Belgjikë si ekipi që mban pozitën e parë në grup, për të cilin trajneri Blagoja Milevski është veçanërisht krenar.
Ai beson se të përzgjedhurit e tij do të japin maksimumin në takimin e radhës.
“Mund të them se jam krenar për lojtarët e mi, jo vetëm në këto kualifikuese, por edhe në vitet e kaluara. Me paraqitjen në Ligën e Kombeve, me këtë cikël, me një pla yoff pothuajse të garantuar. Ky është burimi i energjisë që na duhet për të ecur përpara. Belgjika ka një ekip të jashtëzakonshëm. Ata janë ende favoritë në grup, por ne vazhdojmë të ëndërrojmë dhe na pret një ndeshje vendimtare. Do të bëjmë gjithçka për të arritur qëllimin tonë. Kemi djem të mrekullueshëm, të cilët gjithmonë japin maksimumin dhe janë këtu për Maqedoninë”, tha trajneri Milevski në konferencën për shtyp.
The post Milevski: Krenar për atë që kemi bërë deri më tani, do të luftojmë për sukseset e reja appeared first on Alsat.
