Ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati mirëpriti në takim mysafirët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, z. Li Korder, znj. Paula Korder dhe znj. Elona Proj.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, me theks të veçantë në rëndësinë e bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve mes njerëzve dhe institucioneve.
Gjatë takimit u vlerësua angazhimi i z. dhe znj. Korder dhe znj. Proj në afrimin e liderëve politikë, profesionistëve, organizatave jofitimprurëse dhe institucioneve. Njëkohësisht, ky bashkëpunim u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme.

