Në fazën përfundimtare është rehabilitimi i rrugës Ohër – Shën Naum në gjatësi prej 24.3 kilometrave, sipas Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.
Vlera e investimit është 11.6 milionë euro, mjete të siguruara nga buxheti i NP Rrugë shtetërore. Deri më tani është asfaltuar tërësisht pjesa nga pika kufitare me Shqipërinë deri në Peshtani, në një gjatësi prej 19 kilometrash dhe sipas afatit të dakorduar rruga pritet të përfundojë plotësisht deri në fund të qershorit, para fillimit të sezonit veror. Mbetet të asfaltohet rreth pesë kilometra nga dalja e Peshtanit deri te hoteli Metropol dhe të vendoset një gardh mbrojtës dhe sinjalistikë horizontale dhe vertikale.
