Pas plot 7 vitesh, Gabriel Martinelli largohet nga Arsenal dhe transferohet në Arabinë Saudite, tek Al-Hilal. Arsenal ka fituar 60 milionë paundë nga kjo lëvizje.

Marrëveshja gjithashtu përfshin një klauzolë shitjeje, duke siguruar që “Gunner” do të përfitojnë nga çdo lëvizje e ardhshme që përfshin sulmuesin anësor.

Edhe pse ende nuk bëhet e ditur, paga që do të marrë braziliani tek Al-Hilal thuhet se është të paktën dyfish më shumë sesa ajo që merrte tek Arsenal.

“Krenar që jam blu, krenar që jam tek Al-Hilal”, janë fjalët e para të brazilianit gjatë prezantimit te klubi i ri. Për Martinellin kishte interes konkret edhe nga Galatasaray, që ofroi 40 milionë paundë, por në fund lojtari dhe Arsenal zgjodhën ofertën më të mirë që erdhi nga Al-Hilal.

The post Mirupafshim Arsenal! Martinelli prezantohet zyrtarisht tek Al-Hilal. JA DETAJET appeared first on Telesport.