Sky Sport Italia dhe mediet e tjera italiane zbulojnë se Como dhe Milan kanë arritur marrëveshjen mes tyre për transferimin e Samuele Ricci tek liqenorët. Ricci i transferuar me shumë bujë verën e kaluar nga Torino për 30 milionë euro, zhgënjeu në sezonin e tij të parë të kuqezinjtë dhe tani nuk bën pjesë në projektin e Ruben Amorim.
24-vjeçari bëri 34 paraqitje zyrtare me Milanin në sezonin e shkuar, duke shënuar një gol dhe katër asiste, por vetëm 14 prej tyre ishin në formacionin titullar. Ai ka luajtur edhe 11 ndeshje me kombëtaren italiane.
Ajo që dihet deri tani është se bëhet fjalë për një marrëveshje huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit të ardhshëm.
The post Mirupafshim Milan! Mesfushori i kuqezinjve drejt Como, arrihet marrëveshja appeared first on Telesport.
