Shërbimi i inteligjencës turke (MIT) ka zbuluar një rrjet ndërkombëtar agjentësh që kryente operacione spiunazhi, me ç’rast janë arrestuar shtatë persona, përcjell TV21.

Në operacione të njëkohshme në katër provinca të Turqisë, janë ndaluar shtatë persona, mes tyre edhe udhëheqësi i dyshuar i rrjetit. Në total janë identifikuar nëntë anëtarë të organizatës së spiunazhit, por dy prej tyre tashmë ndodhen në burg për vepra të tjera penale.

MIT deklaron se rrjeti i spiunazhit ka mbledhur informacione të ndjeshme për organizata joqeveritare, shoqata, grupe etnike dhe përfaqësues qeveritarë, duke i përcjellë ato te shërbime të huaja të inteligjencës, pa specifikuar se kujt i janë dorëzuar informacionet.

Aktivitetet e tyre janë zbuluar përmes mbikëqyrjes fizike dhe kibernetike, si dhe përgjimeve teknike.