Luka Modrić foli për të tashmen te Milani, pa fshehur nostalgjinë për Real Madridin: “Edhe mua më mungon Madridi, qyteti, klubi, gjithçka. Por ndihem mirë dhe jam i lumtur këtu në Milano, ku më pritën krahëhapur që ditën e parë. Edhe pse më mungon shumë Madridi, tani jam në Milano, ndihem i lumtur edhe këtu”.

Për zgjedhjen e Milanit, 40-vjeçari tha: “Milani është një nga klubet më të mira në botë, një klub historik. Duke u rritur, duke parë futbollin italian, Milani ishte skuadra e zemrës sime. Kur u shfaq kjo mundësi pas Real Madridit, nuk pata shumë dyshime”.

Për sezonin e dytë si kuqezi: “Dua të bëj më mirë se sezonin e kaluar. Milani, minimalisht, duhet të luajë në Champions League çdo vit. Është klubi i dytë me më shumë tituj në këtë kompeticion, pas Real Madridit”.

Modrić shtoi: “Dua të garoj, të jap maksimumin dhe të rikthej Milanin te fitorja. Një lojtar i vetëm nuk mund ta bëjë këtë”. Për “pensionimin”: “Kam ende të njëjtën ambicie, motivim dhe pasion. Trupi do të më tregojë kur të ndalem. Është afër, sigurisht, por nuk e di sa kohë kam ende”.

Për një rikthim në Madrid: “Madridi është shtëpia ime dhe do të doja të kthehesha. Por dua të jem i dobishëm, dua të ndihmoj Real Madridin. Shpresoj vërtet që të ndodhë”.

The post Modrić: Madridi është shtëpia ime dhe do të doja të kthehesha, me Milanin dua të fitoj appeared first on Telesport.