Juventus ka publikuar skuadrën me të cilën do të luajë në Europa League, me pesë lojtarë të bardhezinjve që mungojnë.
Në skuadër mungojnë i dëmtuari Thuram, i cili ka të ngjarë të kthehet në vitin 2027 pas operacionit në gju në orët në vijim, por dhe Zhegrova, Milik, Rugani dhe Ekhator.
Të befason mungesa e Edon Zhegrova, që pas disa dëmtimeve te Juventus pritej të ishte në listë, por duket se Spalletti nuk ka shumë besim tek ai.
Të sapoardhurit Grabara, Celik, Kolo Muani, Alajbegovic, Vicario, Lucumi, Woltemade dhe Sarr janë të gjithë të pranishëm, ndërsa Cabal është gjithashtu në skuadër.
Ndeshja e parë e Juventus në Europa League do të jetë të enjten, më 17 shtator në stadiumin Allianz kundër skuadrës holandeze NEC Nijmegen.
The post Te Juventus nuk po gjen më hapësira, Zhegrova përfundon jashtë listës së skuadrës së Europa League appeared first on Telesport.
