Shpërthim i ashpër në rrjetet sociale i Alvaro Morata. Përmes profilit të tij në Instagram, sulmuesi spanjoll ka dashur t’i dërgojë një mesazh Marco Ballarini, kryebashkiaku i Corbetta-s.
Bomberi iberik, i cili iu bashkua kuqezinjve në verë, pas përfundimit të aventurës së tij tek Atletico Madridi, kishte zgjedhur komunën milaneze si vendbanim gjatë qëndrimit në Milano.
Plani i tij, megjithatë, u shkatërrua kur kryebashkiaku Ballarini zbuloi përmes mediave sociale se numri i ri 9 i kuqezinjve do të transferohej në qytetin milanez. Një veprim i nxituar që tani do ta detyrojë Morata të kërkojë shtëpi të re, në të cilën të kalojë jetën e tij të re kuqezi.
Ja mesazhi i Morata në Instagram:
“I nderuar kryetar bashkie, faleminderit për cenimin e privatësisë sime. Për fat të mirë nuk kam asnjë pasuri të vlefshme, thesari im i vetëm janë fëmijët, siguria e të cilëve është trazuar nga ju.
Mendova se Bashkia e Corbetta mund të më garantonte një privatësi të caktuar, por përkundrazi e gjej veten të ekpozuar prej jush, ndaj duhet të ndërroj shtëpinë menjëherë. Kjo falë pamundësisë suaj për të përdorur si duhet rrjetet sociale dhe mbrojtur qytetarët”.
Alvaro Morata, i cili mbërriti te Milani në verë, ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me klubin kuqezi, me opsion për një sezon të mëtejshëm. Lidhja e tij me “Djallin” do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2028.
The post Morata shpë*then kundër kryebashkiakut: Më ke cenuar privatësinë, jam i detyruar ta braktis shtëpinë appeared first on Telesport.