Bekimi erdhi drejtpërdrejt nga Kaká, i cili u përfshi në “Hall of Fame” (Sallonin e Famës) të Milan para derbit. “Faleminderit që erdhe dhe që më dhe numrin tënd,” shkroi Diego Moreira në rrjetet sociale.
Anësori belg shijoi një mbrëmje ëndrrash, me një gol dhe dy asist në fitoren 3-1 ndaj Inter. “Për momentin, ajo ishte mbrëmja më e mirë që kam kaluar te Milan që kur kam ardhur këtu“, tha lojtari.
“Jam shumë i lumtur me ndeshjen që realizuam ndaj Inter. Bëmë një punë të shkëlqyer si ekip, duke qëndruar kompakt gjatë gjithë kohës dhe duke e mbajtur rrezikun larg portës tonë“, tha Moreira.
Megjithatë, sa i përket titullit kampion, është ende herët për të folur: “Duhet të qëndrojmë të përqendruar, ndeshje pas ndeshjeje. Nuk mund të mendojmë për titullin tani”.
Në fund, ai komentoi: “Jemi ende në fillim të sezonit dhe kanë mbetur shumë ndeshje për t’u luajtur. Do të ecim hap pas hapi. Le të fitojmë një ndeshje në radhë, e pastaj do të shohim”.
The post Moreira: Fitorja në derbi ishte mbrëmja ime më e mirë deri më tani te Milan, më bekoi Kaká appeared first on Telesport.
