Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) paralajmëron mot jostabil gjatë ditës së sotme. Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të herëpashershme shiu.
Në disa rajone priten stuhi lokale me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë dhe mundësi për breshër. Lokalisht reshjet mund të kalojnë 20 litra për metër katror, të shoqëruara me shkarkime elektrike.
Temperaturat do të lëvizin nga 14 deri në 27 gradë Celsius.
Në Shkup gjithashtu priten reshje shiu dhe procese më intensive stuhish në pjesë të caktuara të luginës. Për Maqedoninë janë lëshuar alarme të verdha dhe portokalli për reshje shiu dhe bubullima në kuadër të sistemit evropian të meteoalarmeve.
The post Mot jostabil sot: Shi i rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë e fortë në Maqedoni appeared first on Alsat.
