Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Pasdite, në rajonet më jugperëndimore do të ketë kushte për reshje të dobëta shiu dhe paraqitje të rralla të bubullimave. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 12 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 20 deri në 25 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta, me erë të dobët deri mesatare me drejtim të ndryshueshëm. Temperatura minimale do të ulet në 7 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 25 gradë.

Nga e marta deri në fund të javës pritet periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme lokale të shiut. Të martën priten reshje të izoluara, ndërsa të mërkurën në më shumë vende do të ketë mot të paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Nga e enjtja do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu, ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme. Të premten dhe gjatë fundjavës pritet që temperaturat e mëngjesit në disa vende të zbresin nën zero gradë.