Administrata Hidrometeorologjike parashikon mot me diell dhe shumë të ngrohtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Në disa pjesë të vendit, do të ketë kushte për paqëndrueshmëri lokale në pasdite, të shoqëruara me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima afatshkurtra.
Do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore, e cila herë pas here do të përforcohet përgjatë lumit Vardar. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 13 deri në 22 gradë Celsius, ndërsa temperaturat e ditës do të arrijnë nga 31 deri në 38 gradë.
Në Shkup pritet mot me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të lehta deri mesatare dhe erë të lehtë deri mesatare nga veriu.
The post Mot me diell dhe shumë i ngrohtë me pak vranësira appeared first on Alsat.
