
Moti sot me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -4 deri në 5 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 9 deri në 16 gradë, shkruan Alsat.
Në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, me diell dhe me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 14 gradë Celsiusë. /Alsat.mk
