Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë deri në fund të kësaj jave, ndërsa procese më intensive në formë stuhish priten të enjten dhe të shtunën.
Moti në vend sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Gjatë orëve të pasdites pritet paraqitje lokale e paqëndrueshmërisë me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga perëndimi, e cila në pjesët perëndimore herë pas here do të tejkalojë shpejtësinë prej 60 kilometrash në orë.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 10 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale ditore do të arrijë nga 20 deri në 32 gradë Celsius.
Në Shkup, sipas sinoptikanëve, do të mbajë mot i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Pasdite, në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje afatshkurtra shiu dhe bubullima. Temperatura ditore në kryeqytet do të arrijë deri në 30 gradë Celsius.
Sipas DPHM-së, moti i ndryshueshëm do të vazhdojë deri në fund të javës. Paradite do të ketë vranësira dhe intervale me diell, ndërsa pasdite në disa vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht, proceset do të jenë më intensive me reshje më të dendura, erë të fortë dhe mundësi për paraqitje të breshrit. Ditët më të paqëndrueshme pritet të jenë e enjtja dhe e shtuna.
The post Moti sot: Paradite me vranësira dhe periudha me diell, pasdite shi, stuhi dhe erëra të forta appeared first on Alsat.
