Trajneri Jose Mourinho nuk i kursen lëvdatat kur bie fjala për Jude Bellinhgam. Portugezi e ka vlerësuar shumë lojën e mesfushorit anglez, që këtë sezon te Real Madrid duket se ka rilindur nën ndikimin e “Special One”.

“Jude është një lojtar unik. Nuk ka mesfushor tjetër në botë si ai, kaq i kompletuar në çdo aspekt. Më mungojnë fjalët, sepse për mua ai është absolutisht i jashtëzakonshëm”, tha Mourinho.

Më tej, trajneri i Real Madrid komenton se Bellingham di të shkëlqejë edhe kur nuk është në formë: “Madje edhe kur nuk e ka ditën e tij më të mirë… ai gjithmonë ofron punë të palodhur, lidership, ambicie, cilësi, inkursione sulmuese, gola”.

“E përsëris, ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Jam me shumë fat që e kam këtë lojtar dhe këtë skuadër“, tha Jose Mourinho.

The post Mourinho lavdëron Jude Bellingham: I jashtëzakonshëm, nuk ka mesfushor tjetër në botë si ai appeared first on Telesport.