Reali i Madridit përgatitet për transfertën ndaj Valencias, të shtunën në mbrëmje, në “Mestalla”. Vinicius Junior nuk do të jetë ende i disponueshëm në kampionat, pasi i ka mbetur edhe një ndeshje pezullim për ta shlyer, ndonëse mund të luajë në Champions League.

Trajneri José Mourinho paralajmëroi se braziliani nuk e ka të garantuar vendin në formacion: “Për mua, gjëja më e rëndësishme është skuadra. Nuk kam dashur kurrë ta dëmtoj atë për të favorizuar një lojtar. Kur Vinicius të jetë sërish i disponueshëm, do të vlerësoj mënyrën si do ta menaxhoj. Nuk mendoj vetëm për ndeshjen e radhës, por edhe për kundërshtarët dhe kalendarin”.

Ai shtoi: “Besoj te potenciali i vërtetë i lojtarëve. Vinicius i sezonit të kaluar më eliminoi nga Champions-I, ndaj duhet të vazhdojmë të punojmë me të. Pavarësisht miqësisë, në momentin e vendimmarrjes skuadra duhet të jetë mbi çdo lojtar”.

The post Mourinho paralajmëron Vinicius: Kur marr vendimet, Real Madridi qëndron mbi çdo lojtar appeared first on Telesport.