Pasi Florentino Perez u rizgjodh presidenti i Real Madridit, Jose Mourinho pritet të zyrtarizohet brenda kësaj jave si trajneri i ri i “Los Blancos”. Tashmë, Real Madrid i ka kryer dy përforcimet e para të kërkuar nga Mourinho, transferimi i Denzel Dumfries për 20 milionë euro dhe ai i Ibrahima Konate, i cili do të vijë falas.

Megjithatë, Mourinho nuk mjaftohet vetëm me kaq për të forcuar mbrojtjen. “The Special One” ka kërkuar nga Perez edhe transferimin e Castello Lukeba, qendërmbrojtësit 23-vjeçar të Leipzig, objektiv për shumë klube të mëdha.

Oferta e parë e Real Madridit do të jetë 65 milionë euro sipas asaj që zbulon AS, ndërsa pretendimi i Leipzig është për shifrën 80 milionë euro. Për francezin ka interes konkret edhe nga Barcelona, pasi ai pëlqehet shumë nga Flick.

The post Mourinho nuk mjaftohet vetëm me Konate dhe Dumfries, kërkon një tjetër mbrojtës për 65 milionë euro appeared first on Telesport.