Sezoni i fundit për Alejandro Balde nuk ishte aspak i mirë te Barcelona. Dëmtimi që e la për një kohë të gjatë jashtë fushës së lojës, por edhe ardhja e Joao Cancelo dhe forma e mirë e portugezit, bënë që Balde të luante një rol dytësor, gjë që solli edhe mungesën e tij në Botëror.

Pavarësisht sezonit të fundit që la për të dëshiruar për të, cilësitë dhe aftësitë e Balde nuk i vë kush në dyshim. Jo më kot 22-vjeçari ka përfunduar në radarin e Man. City.

Sipas ekspertit të merkatos, Ekrem Konur, emri i Balde është në listën e përforcimeve që ka kërkuar Enzo Maresca për te Man. City, edhe pse italiani ende nuk është zyrtarizuar si trajneri i ri. Barcelona është e hapur për largimin e Balde dhe pret të përfitojë 40-45 milionë euro për kartonin e tij.

Ndërkohë, katalanasit janë duke punuar për transferimin përfundimtar të Joao Cancelo, i cili i bindi të gjithë në gjysmën e dytë të sezonit të fundit ku ishte i huazuar nga Al-Hilal. Portugezi futet në vitin e fundit të kontratës me klubin saudit dhe marrëveshja me Barcelonën po diskutohet për shifrën 10-12 milionë euro.

The post Te Barcelona “ngroh” stolin, por tani e kërkon Man. City. Produkti i “La Masia” është gati për aventurën e re appeared first on Telesport.