Jose Mourinho foli në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes së La Liga-s, ndaj Sevilla. Ai u ndal të aktualiteti dhe disa tema të nxehta, si ajo e presidentit të La Liga-s, Javier Tebas, i cili e krahasoi strategjinë e Real Madridit dhe RMTV me metodat e ministrit të propagandës së Gjermanisë naziste, Joseph Goebbels.

Arda Güler në rolin e organizatorit: “Ka punë për t’u bërë, por ju e keni të vështirë t’i jepni meritën punës. Duket sikur gjërat negative kanë gjithmonë një autor, ndërsa ato pozitive janë pasojë e dështimit ose e fatit. Arda është një lojtar me shumë talent, këtë e dimë. Sigurisht, nuk është ende një produkt i përfunduar, sepse është vetëm 21 vjeç. Ka cilësitë për të luajtur në disa role. Jam shumë i kënaqur me të”.

Për Tebas dhe krahasimin e tij: “E keni parë tashmë se çfarë mendoj. Ai ka hyrë në një fushë ku mund të justifikohesh vetëm nëse bëhet fjalë për një rast klinik. Madrilenët e kuptojnë se me çfarë përballet Reali. Edhe duke pasur parasysh prestigjin e jashtëzakonshëm që futbolli spanjoll gëzon jashtë vendit, Botërorin dhe klubin më prestigjioz, është më mirë që kjo çështje të mbetet vetëm këtu”.

Për mesfushorët: “Iu kërkoj të jenë mesfushorë dhe të bëjnë punën që kërkon ky rol. Një lojtar që vetëm mbrohet është i kufizuar. Nëse vetëm sulmon, është më mirë të luajë në krah ose si numër 10. Është një pozicion shumë i vështirë. Për të qenë në nivelin më të lartë, duhet të kesh cilësi të veçanta”.

Për ndeshjen me Sevilla: “Jemi të lodhur, por nesër do të jetë një sfidë tjetër. Sipas asaj që kam parë nga stafi mjekësor, lojtarët që kanë luajtur më shumë minuta janë të lodhur. Në shtëpi kemi mundësi të bëjmë disa ndryshime dhe t’i japim freski skuadrës. Sevilla është në formë, edhe në ndeshjet që ka humbur ka konkurruar denjësisht. Luis García po bën një punë të shkëlqyer. Sezonin e kaluar arriti të shpëtonte skuadrën nga rënia. Ne duam të fitojmë”.

 

The post Mourinho: Tebas? Ka limite dhe limite… Madrilenët e kuptojnë se me çfarë përballet Reali appeared first on Telesport.