Ministria e Punëve të Brendshme dhe Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor kanë nisur një fushatë edukative për sigurinë e përdoruesve të trotinetëve elektrikë, duke informuar qytetarët për rregullat e vozitjes së sigurt dhe rreziqet nga aksidentet.

Përmes një videoje edukative, MPB thekson detyrimet ligjore dhe jep rekomandime për vozitje të sigurt me trotinet elektrik. Në të prezantohet dëshmia e një personi që ka përjetuar aksident me trotinet dhe ekspertiza e një mjeku mbi pasojat e rënda të lëndimeve nga aksidentet me këto mjete. Qëllimi i fushatës është të rrisë ndërgjegjësimin, të inkurajojë sjelljen e përgjegjshme dhe të kontribuojë në përdorimin më të sigurt të trotinetëve elektrikë në komunikacion./Alsat.mk.

The post MPB: Fushatë ndërgjegjësuese kundër aksidenteve me trotinetë elektrikë appeared first on Alsat.