Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë një përditësim rreth të lënduarve të protestuesve dhe efektivëve të policisë gjatë ditës së sotme. Përditësimi është bërë në ora 21:00.
U tha se në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë shërbim mjekësor 23 të lënduar, 17 efektivë policie, 1 protestues i mitur, 1 përfaqësues i medias dhe 4 kalimtarë.
“Aktualisht në urgjencën e SUT po merr trajtim 1 efektiv policie, ndërsa përfaqësuesja e medias është shtruar për ekzaminime të mëtejshme, gjendja shëndetësore është e mirë”, njofton MSH.
Ndërkohë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 5 të lënduar, 2 efektivë policie dhe 3 protestues.
“Aktualisht, vetëm njëri prej efektivëve vijon të marrë shërbim mjekësor në urgjencë, ndërsa personat e tjerë janë larguar pas marrjes së këshillës mjekësore”, njofton Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”
