Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, nuk do t’i lërë lojtarët e tij të “flenë mbi dafina” pas fitores së thellë 7-1 kundër Curacao të dielën, ndeshje e vlefshme për Grupin E të Kupës së Botës.

Gjermania vuajti disi për 30 minuta, kur debutuesit e botërorit barazuan përkohësisht 1-1, por më pas mori frenat e lojës në dorë dhe e mbylli pjesën e parë në eprsi 3-1. “Ishte një fillim i shkëlqyer i ndeshjes, 15 minutat e para ishin fantastike,” tha Nagelsmann.

Kishim shumë raste, ndaj goli i barazimit nga Curaçao ishte i papritur, por ishte interesante të shihje se si reagoi skuadra ndaj tij. Curacao luajti më mirë sesa prisnin shumë njerëz në Gjermani. Ata luajtën ndryshe nga sa kishin luajtur më parë dhe me guxim. Nuk është e lehtë të shënosh shtatë gola, kështu që jemi mjaft të kënaqur”, tha Nagelsmann.

Jemi në rrugën e duhur, por ka gjëra që mund të bëjmë më mirë dhe do të kemi kundërshtarë më të fortë në turne

“, shtoi trajneri i kombëtares gjermane. “Pritshmëritë për ne janë të mëdha. Me rezultatin 1-1 na u desh të ishim të duruar dhe skuadra me të vërtetë dëshiron të japë 100%. Nëse e bëjmë këtë, mund të kemi një turne të mirë“, tha ai.

Ne kishim vërtet nevojë për këtë fitore bindëse dhe besimin që do të na japë. Ky besim ishte gjithmonë aty, por është rritur. Ishte e rëndësishme t’u tregonim njerëzve në Gjermani se mund të performojmë”, deklaroi Nagelsmann.

The post Nagelsmann: Nuk është e lehtë të shënosh 7 gola në një Botëror, kjo fitore na jep besim appeared first on Telesport.