Frenkie de Jong ka vendosur të shkëpusë kontratën njëherë e mirë me agjentin e tij, Ali Dursun, dhe tani është shumë pranë rinovimit me Barcelonën.

Mesfushori holandez prej kohësh ka pasur përplasje dhe moskuptim me agjentin Ali Dursun, gjë që duket se ka penguar edhe në rinovimin e kontratës me katalanasit, pavarësisht se drejtuesit e Barcelonës kanë kohë që presin firmën e De Jong për të rinovuar.

De Jong ka thënë se ndihet i mashtruar nga tashmë ish-agjenti i tij, Ali Dursun, dhe tani që zgjidhi kontratën me të, duket se është gati të firmosë rinovimin me Barcelonën.

Kontrata e holandezit me Barcelonën skadon në vitin 2026 dhe shumë shpejt pritet firma për kontratën e re. Për De Jong do ketë të njëjtën pagë që merr aktualisht, por do të shmanget komisioni rinovimit që do të merrte ish-agjenti i tij Ali Dursun, nëse palët nuk do t’i kishin dhënë “duart” njëri-tjetrit.

The post “Ndihem i mashtruar”! Ylli i Barcelonës ndryshon menaxher, tani rinovimi me katalanasit është çështje kohe appeared first on Telesport.