Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në ENER janë publikuar ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse, të cilat parashikojnë vendosjen e një sistemi elektronik për raportimin e detyrueshëm të sëmundjeve ngjitëse dhe digjitalizimin e procesit me mbrojtje të shtuar të të dhënave personale, transmeton TV21.
“Me ndryshimet më të fundit parashikojmë vendosjen e një sistemi elektronik për raportimin e sëmundjeve ngjitëse, si dhe përdorimin e platformave online dhe aplikacioneve inteligjente, duke eliminuar rrezikun e keqpërdorimit të paautorizuar të të dhënave”, sqaroi Ministria.
Sipas njoftimit, ndryshimet përfshijnë edhe zgjerimin e listës së sëmundjeve që i nënshtrohen raportimit të detyrueshëm, unifikimin e funksionimit të sistemit ALERT 2.0 për paralajmërim të shpejtë sindromik, obligimin për edukim të vazhdueshëm në fushën e dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit, si dhe ndërlidhjen informatike të laboratorëve mikrobiologjikë për monitorim më efikas të patogjenëve./TV21
