Në “Festivalin e Sportit” në Trento, Marco Materazzi foli për Interin e sotëm dhe dy titujt kampion të humbur vitet e fundit ndaj Milanit dhe Napolit: “Prej 4-5 vitesh them se Interi është skuadra më e fortë dhe ndoshta kemi lënë dy tituj rrugës. Sezonin e kaluar shumë njerëz dyshonin te Chivu.

Unë thashë se ishte pozitive të kishim Botërorin e Klubeve për ta hequr menjëherë nga mendja e lojtarëve finalen e Champions-it. Cristian bëri mirë. 15 pikë avantazh, pavarësisht humbjeve në përballjet direkte, tregojnë sa të fortë jemi. Gjithsesi, duhet të hyjmë në fushë gjithmonë të përqendruar. Tani shpresojmë t’i fitojmë të gjitha dhe të pësojmë më pak gola”.

Për sezonin e tripletës, Materazzi kujtoi: “E dija që nuk do të isha titullar. Kisha folur me Mourinhon, i cili m’i kishte bërë të qarta gjërat. E dija rolin tim; të ndihmoja skuadrën të arrinte rezultate të rëndësishme”.

Për finalen e Champions-it 2010 ndaj Bayernit: “E pyeta Mourinhon: ‘Si janë?’. Ai më tha: ‘Rri i qetë, fitojmë 2-0 dhe ti hyn në lojë’”. Ndërsa për finalen e Botërorit 2006: “U përballëm disa marsianë, por siç e dini, në futboll nuk fiton gjithmonë më i forti”.

 

The post “Në 4-5 vitet e fundit, Interi ka lënë dy tituj rrugës. Ajo profeci e Mourinhos para Bayernit…” appeared first on Telesport.