Andrea Cambiaso mund të jetë një nga largimet e mëdha nga Juventus gjatë kësaj vere. Mrojtësi i cili mund të luajë në të dy krahët pëlqehet shumë nga klubet e mëdha si Barcelona, Real Madrid apo pse jo dhe rivalët e Juventusit, Inter. Për italianin ka interes edhe në Premier League.
Në rast se Cambiaso do të largohet, Juventus do të transferojë Djed Spence, emrin surprizë në listën e Thomas Tuchel për Kupën e Botës 2026.
Serie A nuk është një ambient i panjohur për anglezin, i cili ka luajtur si huazim për një sezon te Genoa. Vlera e tij në treg llogaritet te 30 milionë euro.
The post Në rast se ikën Cambiaso, Juventus e ka gati zgjidhjen. Bardhezinjtë do të transferojnë mbrojtësin e Anglisë, surpriza e Botërorit appeared first on Telesport.
