Norvegjia rikthehet në Botëror pas plot 26 vitesh. Hera e fundit ka qenë në Francë 1998. Norvegjezët kanë vendosur të vijnë në këtë Botëror me “bukë me vete” dhe një staf të specializuar kuzhinierësh.
Delegacioni përfshin tre shefa kuzhine dhe një sasi e madhe produktesh ushqimore, që ndër të tjera përfshin 300 kg peshk, mbi 100 kg djath vendas dhe mbi 6000 kokrra portokalle.
Qëllimi është të ruhet dieta e zakonshme e lojtarëve, veçanërisht ajo e Erling Haaland, yllit kryesor të tyre. Duke qenë se SHBA-ja nuk është se njihet për ushqimet e pasura me kalori, norvegjezët nuk kanë dashur t’i lënë gjë në dorë rastësisë dhe kanë të marrë të gjitha masat e duhura që ekipi i tyre të ushqehet në mënyrë të shëndetshme.
Vaktet janë planifikuar me saktësi të lartë për të garantuar një konsum të qëndrueshëm energjie, si dhe për të përballuar temperaturat e larta në vendin ku janë akomoduar në SHBA.
The post Norvegjia vjen në Botëror me “bukë me vete”. 300 kg peshk, djath tradicional dhe mijëra portokalle appeared first on Telesport.
