Në Superiore vjen edhe një ndryshim i bujshëm, për të shmangur aludimet dhe dyshimet e zakonshme në Kupën e Shqipërisë dhe tolerimet e fund sezonit.
Shefi i garave, Marjus Sulejmani, ka zbuluar në reportazhin e FSHF TV, për formatin e ri të Superiores se në rast se Kupa e Shqipërisë fitohet nga një prej tri skuadrave të para të renditjes, atëherë vendi i katërt do të zhvillojë një ndeshje gjysmëfinale me ekipin e renditur i pari në fazën “Play-Out”, pra me skuadrën e vendit të shtatë. Gjithashtu, vendi i pestë dhe vendi i gjashtë do të përballen mes tyre në gjysmëfinalen tjetër.
Në rast barazimi, kualifikohen në finalen e “Play-Off”-it skuadrat e renditura më lart në sezonin e rregullt, ndërsa finalja do të luhet në fushë neutrale.
Fituesi i kësaj finaleje do të sigurojë pjesëmarrjen në Conference League.
The post Në Superiore vjen edhe një ndryshim i bujshëm! appeared first on Telesport.
