Janë luajtur në Londër ndeshjet e fundit çerekfinale të grand slam-it të Wimbledon, turneu më i rëndësishëm në botë në fushat me bar.

Gjermani Alexander Zverev, numri 3 në botë, mposhti 3-0 (6-4, 6-4, 6-2) amerikanin Taylor Fritz, duke avancuar më tej. Përballë tij në gjysmëfinale do të jetë surpriza britanike Arthur Fery.

I ardhur me ftesë në këtë turne, Fery mundi 3-0 (6-4, 7-6, 6-0) italianin Flavio Cobolli, duke avancuar për herë të parë në karrierë në gjysmëfinalen e një grand slam.

Te femrat, çekja Linda Noskova mundi 2-0 belgen Elise Mertens (6-3, 7-5), duke avancuar mes katër më të mirave. Përballë saj do të jetë tenistja e Ukrainës, Marta Kostyuk, që mundi 2-0 (6-3, 6-2) italianen Jasmine Paolini.

Gjysmëfinale-Meshkuj

Jannik Sinner – Novak Djokovic

Arthur Fery – Alexander Zverev

Gjysmëfinale-Femra

Karolina Muchova – Coco Gauff

Marta Kostuyk – Linda Naskova

The post Zverev kualifikohet më tej, Wimbledon përcakton tenistët që shkojnë në gjysmëfinale appeared first on Telesport.